URDHĖRI BEKTASHIAN I DERVISHĖVE

 

Olsi Jazexhi

  

Historia e interpretimeve fetare dhe politike tė islamit, ashtu si edhe nė rastin e kristjanizmit ėshtė mjaft e gjerė. Mbasi edhe Platoni mund ta kishte perifrazuar shekuj mė parė, nė natyrėn e njeriut si krijesė materiale dhe joperfekte, ndryshimi nga idealja ėshtė diēka e pashmangshme. Nė lidhje me kėtė filozofi ndryshimi, edhe feja Islame sot nė botė nuk gjendet e praktikuar vetėm nė njė formė, pra atė tė shumicės sunite. Shumė urdhėra mistike islame, tė ndeshura pėrgjatė historisė me ngjarje dhe kultura tė tjera nga ato arabe, kanė gjetur mėnyra tė shumėllojta pėr tė shprehur besimin e tyre Islam. Njė nga urdhėrat mistik tė cilėt i pėrkasin Islamit ėshtė edhe bektashizmi i cili nė historinė e Shqipėrisė dhe nė veēanti tė Toskėrisė shqiptare ka njė rol jashtėzakonisht tė rėndėsishėm. Si rrjedhojė e konfliktit ideologjik dhe historik qė bektashianėt patėn me regjimin osman, sidomos nga viti 1826 e mandej, ata u kthyen nė iniciatorėt dhe sponsorėt kryesorė tė nacionalizmit shqiptar nė Ballkan, qė kėrkonte ndarje nga Dar-al-Islami osman. Pena naimiane qė herė himnizonte Imam Hyseinin nė betejėn e Qerbelasė, e herė bektashianin Skėnderbe nė qytetin e Krujės[1], kanė vetėm njė temė tė pėrbashkėt: rezistencėn kundėr sundimit turko-sunit tė Stambollit. Si rrjedhojė e divorcit qė bektashianėt patėn me osmanėt nė kohėn e Mahmudit II gjatė pjesės sė dytė tė gjysėm shekullit tė 19, ata do tė ktheheshin nė elementin kryesor islamik nė Rumeli, qė do tė bashkėpunonte me spiunazhet e huaja pėr tė dėbuar osmanėt nga Ballkani[2] dhe nė shumė raste do tė organizonin rebelime dervishlerėsh kundėr fuqisė osmane.[3]

Bektashitė janė njė nga sektet e shumta tė shiizmit. Shiitėt janė rrymė nė fenė Islame e cila i ka lindjet e saja nė vitet 661 e.r. apo nė vitin 41 Pas Hixhrės, kur nė botėn Islame, umajadėt krijuan kalifatin e tyre nė Damask. Shiitėt ishin ai grup politik, i cili nuk pranoi regjimin umajad dhe deklaroi besnikėrinė e tij pėr Imam Aliun dhe djalin e tij Imam Hyseinin, i cili u masakrua nė Qerbela nė vitin 680 apo 61 P.H. Mosbindja ndaj regjimit umajad dhe mbėshtetja qė ata i dhanė ndjekėsve tė Aliut i bėri ata tė njihen nė histori si “Shiat Ali” apo mbėshtetės tė Imam Aliut.[4] Shiitėt e sotėm pėrbėjnė 10% tė botės Islame dhe ndahen nė shumė grupime, ndėr tė cilėt mė tė rėndėsishmit janė imamitė e Iranit, Irakut dhe Libanit, ismailitėt e pėrqėndruar mė shumė nė Pakistan, dhe zejditė e Jemenit. Grupi kryesor i shiitėve irako - iranian njihet ndryshe edhe si grupi i imamive, dhe nė arabisht si “Ithna-asha’aritėt” (Tė Dymbėdhjetėt). Imamitėt besojnė nė dymbėdhjetė imam tė drejtė tė cilėt kanė udhėhequr besimtarėt pas profetit Muhamed. I dymbėdhjeti i tyre besohet tė ketė qenė Imam Muhamed Mehdiu, i cili sipas besimit shiit ėshtė fshehur pėr tė dalė nė ditėn e fundit tė botės.

Ismailitėt besojnė si imamitė, por jo nė dymbėdhjetė, por nė shtatė imam pas profetit Muhamed. Pėrgjatė historisė, nga derivatet e tyre janė krijuar dinasti si ajo e fatimidėve qė ka sunduar nė Egjypt dhe Siēili, nizaritė e Sirisė tė cilėt keqnjihen nė histori si krijues tė terroristėve hashashinė, fjalė nga e cila vjen edhe termi “assassin” nė anglisht etj. Nga ismailitėt rrjedhin edhe duruzhėt e Libanit tė sotėm dhe ismailitėt e Pakistanit qė kanė imam tė hoxhėve tė tyre Aga Khanin.

Bektashi-alevitė e Shqipėrisė tė cilėt janė njė derivat i vonshėm i shiitėve, i pėrkasin grupit tė parė tė tyre, pra imamive pasi ata besojnė nė 12 imamėt. Nė Fletoren e Bektashinjve tė Naim Frashėrit, Naimi deklaron se:

Bektashinjtė besojnė Zotin e Madh e tė vėrtetė, Muhamed - Alinė, Hatixhen, Fatimen, Hasanin e Hysejnin. Besojnė tė dymbėdhjetė Imamėt qė janė:  Imam Aliu / Imam Hasani / Imam Hysejni / Imam Zejnel Abedini / Imam Muhamed Bakiri / Imam Xhafer Sadiku / Imam Musa Qazimi / Imam Ali Rizaj / Imam Muhamed Tekiu / Imam Ali Nekiu / Imam Hasan Askeriu / Imam Muhamed Mehdiu

Sot bektashitė gjenden tė shpėrndarė nė shumė vende tė botės. Ata gjenden mė me shumicė nė Shqipėri dhe Turqi dhe nė numėr tė konsiderueshėm nė Egjipt, Qipro, Maqedoni dhe SHBA. Sipas njė mendimi tė Baba Ali Turabit gjatė viteve 1929 numri i tyre shkonte deri nė 7 milion vetė.[5] Megjithatė kjo shifėr duket e ekzagjeruar. Sipas Enciklopedisė sė Islamit (tė Leidenit) nė Turqi sot mund tė ketė 30.000 ndjekės tė sektit bektashi ndėrsa nė Shqipėri ka rreth 500.000 banorė me origjinė bektashiane. Raporti i bektashive turq nėse ndjekim konkluzionet e autorit britanik Birge nė “The Bektashi Order of Dervishes” (1937) duket paksa jo i saktė dhe numri sipas konkluzioneve tė tij duhet tė jetė mė i lartė.

Themelimi i Urdhėrit Bektashian sipas bektashive pėrkon me vitin 1282 / 681 P.H., kur nė njė krahinė tė Anadollit qė sot njihet si Haxhi Bektash, mistiku iranian Haxhi Veli Bektashi (1248 – 1341) themeloi Urdhėrin e Bektashive. Edhe pse disa historianė modern vėnė nė dyshim datėn e saktė tė ekzistencės sė Haxhi Bektash Veliut, me rėndėsi nė historinė e bektashive ėshtė lidhja e tyre me jeniēerėt (ushtarėt e rinj) apo trupat speciale tė sulltanėve osman tė cilėt do tė ktheheshin nė mbartėsit kryesor tė urdhėrit fetar. Sipas bektashive, fama e mistikut iranian Haxhi Veli Bektashit, ishte ajo qė ēoi sulltan Orhanin tė interesohet pėr tė dhe mė pas, nė kohėn e Muratit I ai gjendet i emėruar si patron shpirtėror / edukator i jeniēerėve. Jeniēerėt nė shtetin osman, ashtu si edhe shumica e ushtarėve tė perandorisė osmane[6], ishin me origjinė ballkanase dhe shqiptare. Tė rekrutuar nė Perandorinė Osmane nėn sistemin edukues tė Devshirmesė[7] ata do tė ktheheshin mė vonė nė simbolin mė tė qartė tė bektashizmit nė Komonuelthin Osman.

Por konflikti i jeniēerėve me sulltanėt osman, qė lindi si rrjedhojė e kundėrshtimit tė reformave qė tė fundit i bėnė reformave modernizuese ushtarake qė filluan pas viteve 1800 nė shtetin osman, do tė shtynin sulltan Mahmutin II qė nė vitin 1826 tė shkatėrronte armatėn e pabindur jeniēere, nė njė nga masakrat me spektakolare tė historisė sė Perandorisė Osmane. Sėbashku me jeniēerėt do tė viktimizohej edhe urdhėri i tyre shpirtėror, bektashizmi. Teqet e tyre do tė pushtoheshin nga Urdhėri i Nakshibendive[8] tė cilėt janė kundėrshtarė tė rreptė tė shiizmit dhe zbresin urdhėrin e tyre nga kalifi i parė i Islamit, Ebu Bekri. Urrejtja e sulltan Mahmudit II pėr bektashitė ishte aq e madhe sa qė ai do tė deklaronte se do tė ekzekutonte 70.000 dervishė gjatė kohės qė masakroi jeniēerėt.

Ēertifikata e Lirimit tė Jeniēerėve

Unė kam besė nė Allah.

Bylyku (Divizioni) 45.

Ne jemi besimtarė tė vjetėr. Ne kemi pranuar unitetin e Realitetit. Ne kemi ofruar kokat tonė pėr kėtė rrugė. Ne kemi njė profet, Ahmedi Muhtar Xhenap. Qė nga koha e pirėve ne jemi tė intoksikuar. Ne jemi gurė nė zjarrin e shenjtė. Ne jemi grup dervishėsh endacakė nė kėtė botė. Ne nuk numėrohemi dot me gishta, dhe nuk humbasim nga humbja. Askush nga jashtė nuk di gjendjen tonė. Ne kemi pranuar tė dymbėdhjetė imamėt, tė dymbėdhjetė rrugėt, tė trejat, tė shtatat, tė dyzetat, Nurin e Pejgamberit, mėshirėn e Aliut, Pirit tonė, kryesulltanit Haxhi Bektash Veli. Nė njė mijė e dyqind e tridhjetė e tetė, nė komformitet me paktin e themeluar nga Ligjėdhėnėsi, Pushtuesi, Sulltan Sulejman Hani, vendi i tė cilit ėshtė nė Xhenet dhe sundimi i tė cilit ėshtė nė Qiej, dhe me lejen e Agait tė Ēorbaxhive dhe me dijen e tė gjithė baballarėve kjo Ēertifikatė Lirimi (Suffa) i jepet Mahmutit qė e meritoi dhe e dėshironte, dhe emri i tė cilit ėshtė shkruar nė Librin e Shkrimeve. Kur tė duhet le tė tregohet.

(Vulė)                                             (Vulė)

Unė kam besė nė Allah                 Mehmet

          Ustai                                      Oda Bashi

                                                       (Shefi i Barrakės)[9]

 

pamje tipike e njė jeniēeri ballkanas

 

Pasojat e kėsaj lufte dhe tė konflikteve tė tjera qė Mahmudi II do tė krijontė nė Ballkan gjatė sundimit tė tij do tė ishin njė nga arsyet kryesore pse bektashitė do t’i kishin sytė e tyre nga Ballkani dhe veēanėrisht nga Shqipėria. Siē edhe bashkėkohėsi francez i Ali Pashė Tepelenės, Ibrahim Manzur Efendi dėshmon nė librin e tij “Kujtime pėr Ali Pashėn” jugu i Shqipėrisė sė fillimshekullit tė 19tė ishte njė nga vendet me ideale ku ndenjat pro-shiite demonstroheshin hapur nė Perandorinė Osmane. Ndėrsa Ibrahim Manzuri mė tė drejtė gegėt e Shqipėrisė i klasifikontė si osmanllitė e Shqipėrisė, pasi tė fundit ishin edhe sunitė tė betuar, ndjenjat Shiite nė Jug tė Shqipėrisė ishin shumė tė forta. Ndėr tė tjera nė kujtimet e tij, Ibrahim Manzur Efendija vėren se nė Janinė njerėzit thėrrisnin qentė e tyre me emrat e themeluesve tė dinastisė umajade, Muavijah dhe Jezid.[10] Pėr mė tepėr dashuria e Ali Pashės pėr dervishėt dhe mistikėt dhe joshja qė Jugu i Shqipėrisė si krahinė kufitare me kristendomin i krijonte ēdo rebeli kundėr regjimit, ka qėnė njė nga arsyet qė pas konfliktit final qė bektashitė patėn me sulltan Mahmudin II nė vitin 1826 dhe mė parė me Selimin III, ta shohin Shqipėrisė jugore si vendin e tyre mė ideal tė shpėtimit. Nga njė hartė interesante qė H. T. Norris jep nė librin e tij “Islam in the Balkans” pėr bektashitė, ne kuptojmė qė shpėrndarja e bektashive nė Ballkan ka si zonė tė saj Jugun e Shqipėrisė dhe pėrkatėsisht zonat malore tė jugut shqiptar, vende ku pushteti osman kishte pak kontroll apo pothuajse aspak. Kėto zona tė Jugut tė Shqipėrisė, larg kontrollit tė regjimit ishin safe-heaven-at mė tė pėrshtatshėm tė jeniēerėve dhe dervishėve bektashian pėr t’u ruajtur nga regjimi pas masakrės sė Mahmudit II nė vitin 1826.

Hartė e shpėrndarjes sė bektāshive sipas H.T.Norris

Sipas artikullit “BEKTĀSHIYYA” nė Enciklopedinė e Islamit nga R. Taschud,[11] Haxhi Veli Bektashi pranohet tė ketė qenė me origjinė nga Khurāsāni i Iranit. Sipas autorit nė fjalė Haxhi Bektashi ishte nxėnės apo tė paktėn vinte nga qarku i myhipėve tė Bābā Is’hākut, qė ishte pėrzjerė nė njė revoltė nė vitet 638 P.H / 1240 nė Iran. Sipas Taschudit, pas themelimit tė Urdhėrit Bektashian nė Anadoll, susksesori i Haxhi Bektash Veliut, duket tė ketė qėnė Abdalan Rūmiu, i cili u ndoq mė pas nga Dervishi Bālim Sulltāni, apo Piri i dytė i urdhėrit qė i dha bektashizmit formė tė veēantė.

Gjatė zhvillimit nė historinė osmane, Urdhėri i Bektashianėve shpesh ėshtė pėrzjerė me lėvizjėn e kızılbashėve, njė lėvizje ekstreme Shiite qė u zhvillua nė Anadoll nė shekujt e 15-tė nė pėrkrahje tė Safavidėve tė Iranit. Lėvizja e kızılbashėve do tė vihej nėn kontroll nga osmanėt vetėm pas viteve 1517, nga sulltani proto-vahabi osman, Selimi I, i cili shquhet nė faqet e historisė osmane pėr ekstremizmin e tij pro-sunit.

Si rrjedhojė e lidhjes sė hershme me kızılbashėt, nė Turqinė e sotme, bektashianėt shpesh identifikohen me tė parėt apo edhe alevitėt e Sirisė.

        Bektāshījtė nė besimin e tyre ndaj Islamit kanė njė pėrzjerje tė madhe mitesh dhe misticizmash popullore, dhe shpesh dallohen pėr moskujdesje ndaj normave fetare tė sunizmit apo Shiizmit Imamit, siē janė namazi i pėrditshėm, mospirja e alkolit etj. Pėr tė justifikuar kėtė largim nga normat fetare Naim Frashėri nė ‘Fletore e Bektashive’ shkruan:

Katekizma e Bektashinjve ėshtė Gjithėsia dhe sidomos njeriu, sepse i Madhi Ali ka thėnė: "Njeriu ėshtė njė libėr qė flet. Feja ėshtė njė fjalė e vetme. Por tė paditurit e kanė shtuar. Feja qėndron nė zemėr dhe nuk ėshtė e shkruar nė kartė."

 

Nė foto Haxhi Veli Bektashi

Bektashitė janė shī‘itė nė bindje, tė ngjashėm me imamitėt e Iranit qė besojnė nė Dymbėdhjetė Imamėt. I rėndėsishėm nė besimin bektashi ėshtė Imam Xhafer Sādiku i cili pas Imam Aliut dhe Haxhi Bektashit zė vendin me tė rėndėsishėm nė doktrinėn bektashiane. Pėr kėtė Naim Frashėri nė Fletoren e Bektashive edhe kujton se:

I pari i Bektashinjve ėshtė Imam Xhafer Sadiku dhe pėrkujdestari i tyre ėshtė Haxhi Bektash Veliu, qė rrjedh nga e njėjta familje.

 

Pra sipas Naimit mė lart, Haxhi Bektash Veliu del tė jetė edhe Ehlil Bejt apo pasardhės i profetit Muhamed, njė indikator tjetėr qė dėshmon pėr lidhjen e thellė tė bektashizmin me shiizmin.

foto e Imam Aliut sipas versionit Shiit

         Ndėrsa nė ceremonitė fetare tė pėrditshmė bektashitė ndryshojnė nga sunitėt dhe shiitėt edhe nė ceremonitė vjetore ata kanė shumė dallime. Ndėrsa ata kanė pėrafrime me shiitėt siē mund tė pėrmendim datėn 1 deri nė 10 Muharrem, qė nė kėtė vit nė Shqipėri ishte 21 Shkurti 2004, kur bektashitė mbajnė mātem apo zi pėr dėshmorėt e Qerbelasė, apo kanė tė pėrbashkėta mė Sunitėt dhe Shiitėt festat e Bajramit tė Madh dhe tė Vogėl, nė data tė tjera ata dallohen. Dallimi mė i qartė, duket me bektashitė e Shqipėrisė, tė cilėt kanė futur nė ritet e tyre ndodhi qė lidhen me historinė e tyre nė Shqipėri. Kėshtu nė ditė tė caktuara tė vitit ata bėjnė pelegrinazh nė Sari Salltik nė Krujė, nė Teqen e Baba Shemimit nė Krujė (20 Gusht), nė Klumak Skrapar pėr Abaz Aliun (20 – 25 Gusht), nė Ballėm Sulltan nė Martanesh (29 Qershor) etj. Si rrjedhojė e ndarjes sė bektashive shqiptarė nga ata botėrorė gjatė kohės sė komunizmit, bektashizmi shqiptar ka zhvilluar shenjtė tė rinj qė nuk kanė lidhje me bektashitė e botės. Kėshtu pėr shembull ėshtė Abaz Ilmi Dedei, i cili vrau nė vitin 1947 herojtė e luftėn antifashiste shqiptare, Baba Faja Martaneshin dhe Baba Fejzon, kur tė fundit i kėrkuan tė reformonte tarikatin dhe lejonte martesėn pėr dervishėt bektashianė.

      Nė stilin e veshjes, dervishėt bektashianė dallohen pėr veshjen osmane me shallvare dhe xhybe qė ata mbajnė si veshje tė shenjtė dhe nuk pranojnė ta heqin gjatė gjithė jetės. Ata mbajnė taxh tė bardhė tė ndarė nė katėr apo dymbėdhjetė cepa. Numri katėr nė kapelėn e tyre simbolizon katėr shartet e misticizmit islam qė janė: sherīati, tarīkati, hakīkati dhe marifeti; ndėrsa numri dymbėdhjetė konsiston mė dymbėdhjetė imamėt. Teqet e mėdhaja tė bektashive kanė vendin e mejdanit ku dervishėt bėjnė ziqėr dhe falen. Ato si nė rastin e kryegjyshatės sė Tiranės kanė vendin e pritjes, tyrben e baballarėve tė vdekur, vendin e ngrėnjes pėr dervishėt (ekmek evi), vendin e fjetjes dhe tė gatimit tė dervishėve.

 

nė foto Baba Rexhepi mė taxhin 12 cepėsh, Dervishi i Teqes shqiptare nė Miēigan tė SHBA-sė

Teqet bektashiane sot nė Shqipėri kanė organizmin e tyre qendror Kryegjyshatėn Bektashiane tė Tiranės tė cilėn e mbajnė pėr botėrore, por qė nuk njihet nga bektashitė e Turqisė, Qipros dhe Egjiptit. Nga kryegjyshata e Tiranės varen gjashtė gjyshata apo qėndra rajonale. Ato janė 1. Shemimi Baba nė Fushė-Krujė e cila mbulon rrethet Krujė, Durrės, Mat, Shkodėr, Kurbin Dibėr dhe Bulqizė; 2. Asim Baba nė Gjirokastėr qė mbulon rrethet Gjirokastėr, Sarandė, Delvinė dhe Tepelenė; 3. Xhefai Baba nė Elbasan qė mbulon rrethet Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin, Pėrrenjas, Kavajė dhe Lushnjė; 4 Gjyshata e Turanit nė Korēė e cila ka nėn varėsi Korēėn, Kolonjėn, Devollin, Pogradecin dhe Leskovikun 5. e Kuzum Baba Sulltanit nė Vlorė qė shtrihet nė rrethet Vlorė, Fier, Patos, Mallakastėr dhe Roskovec; 6. e Tahir Babait nė Berat qė shtrihet nė Berat, Skrapar dhe Pėrmet. Si rregull ēdo gjyshatė ka njė Dede apo Gjysh nė krye (edhe pse ky nuk ėshtė kėshtu nė Shqipėri pasi sot bektashianėt nuk kanė shumė gjyshėr) dhe nga gjyshatat kontrollohen teqet e zonave qė ato mbulojnė. Mbi gjyshatat e zonave qėndron vetėm kryegjyshata e Tiranės.

Pėrpara transferimit nė Shqipėri Urdhėri i Bektashive qeverisej nga posti i Ēelebiut apo kryegjyshit, qė ishte nė kryeteqen (pīr-evi) e tyre tė ndėrtuar mbi varrin e xhi Veli Bektāshit nė krahinėn Haxhi Bektash tė Anadollit (ndėrmjet qytetit tė Kirshehirit dhe Kajserit). Hierarkia fetare e bektashive ishte e tillė qė ēdo dervish i thjeshtė bektashi kishte njė dede apo gjysh qė qėndronte mbi atė. I pari i teqeve bektashiane quhet baba; zėvendėsit e tij qė rrojnė nė teqe si anėtarė tė saj janė dervīshė, dhe pjesėtarėt qė kanė marrė vetėm dorė apo kanė dhėnė besėn ndaj urdhėrit janė myhip, ndėrsa ndjekėsit e thjeshtė quhen āshik. Nxėnėsit e teqeve kanė zakonisht njė murshid i cili iu mėson shartet e fesė. Sipas kėtij koncepti, bektashianėt klasifikojnė Naim Frashėrin dhe Skėnderbeun si myhip apo muhib tė Urdhėrit,[12] pasi tė fundėt kanė patur murshidė qė i udhėzonin, ndėrsa besimtarėt e thjeshtė mund tė klasifikohen si āshik.

Nga teqet mė tė hershme bektashiane nė Rumeli kanė qėnė nė: Dimctoka dhe Kalkandele; Anadoll; ‘Osmānxhiku – nė veri-perėndim tė Amasias; ne Kajro nė Kasr al-‘Ayn dhe nė Mukatam, dhe tre tė tjera nė Bagdād dhe Qerbelā’.

Nga shikimet historike, teqet e Jugut tė Shqipėrisė mendohet tė jenė tė vona. Siē u pėrmend edhe mė sipėr proēesi i bektashizimit tė Jugut tė Shqipėrisė ka mundėsi tė jetė shtuar pas masakrės sė Mahmudit II kundėr bektashianėve nė Stamboll. Pėrqėndrimi i bektashive nė Shqipėri larg qendrave urbane, por nė viset malore tė Jugut tė Shqipėrisė, tregon se ata janė vendosur larg regjimit, ndėrsa qytetet shqiptare zotėroheshin nga sunitėt pro-osmanė. Shpėrndarja e bektashizmit nė Shqipėri nė formė masive pas vitit 1826 na bind nga fakti se bektashianėt besojnė se nė kohėn kur Ali Pasha ishte nė konflikt me Portėn e Lartė, ishte Shemimi Babai ai qė u mundua tė lidhė Aliun nė aleancė me Bushatllijtė e Shkodrės. Edhe pse historiania franceze Nathalie Clayer ka vėnė nė dukje se Ali Pasha nuk ka qėnė i sektit bektashian,[13] faktet flasin se nė kohė tė Aliut bektashitė janė dėbuar ngė Shkodra, pasi bushatllitė nuk iu zinin besė dhe i shihnin si spiunė tė Aliut. Ata janė vendosur nė Toskėrinė e Ali Pashės ku Pashai tregonte zemėrgjerėsinė e tij me ēdo mistik Islam qė kėrkonte tė ndėrtonte tempullin e tij nė domeinin e Luanit tė Janinės.

Pjesė tė mitologjisė bektashiane shpesh lidhen me vende tė ndryshme tė cilat ata i deklarojnė si tė shenjta. Tė tilla janė nė Shqipėri Teqja e Sari Salltėkut nė Krujė, e Abaz Aliut nė Tomorr apo e Sejid Gazit nė Eksishehir tė Turqisė. Mrekullitė qė ata i japin shenjtėve tė tyre shpesh kanė pėrshkrime herojsh shamanistė qė gjenden vetėm nė tregimet budiste dhe shamaniste me origjinė turko-mongole, por qė nė Islam janė tė rralla. Besime tė tilla gjenden me shumicė sot mes bektashijve shqiptarė, tė cilėt besojnė pėr shembull nė fluturime tė Abaz Aliut hipur mbi kal nga Qerbelaja nė malin e Tomorrit dhe ekzistencėn e gjurmės sė kėmbės sė tij nė Tomorr. Nė 20 – 25 Gusht bektashitė kryejnė edhe vizita pėrkujtimore nė Teqen e Abaz Aliut nė Skrapar.

Pėrveē konfliktit tė viti 1826 bektāshitė kanė patur edhe shumė konflikte tė tjera me regjimin osman dhe mė pas me atė modern turk. Nga revoltat mė tė hershme bektāshiane mund tė pėrmendim revoltėn e Kalender-ogllusė nė vitet 933 / 1526-1527. Natyra konfliktuale e bektāshive me regjimin nė shumė raste ka marrė forma kulturore dhe letrare. Kjo gjė mund tė shihet qartė edhe nė artin e bejtexhizmit shqiptar. Shumė nga bejtexhijtė shqiptarė ishin bektāshianė. Ndėr ta mund tė pėrmendin Hasan Zyko Kamberin, Anonimin e Gjirokastrės, Baba Meleq Shėmbėrdhenjin, Baba Abdullah Melēanin, Muharrem Mahzuni Babain, Naim Frashėrin etj. Nė punimet bektāshiane si Paraja, Istori e Skėnderbeut, Qerbelaja apo Lufta e Gjirokastrės me Ali Pashėn etj, gjuha shiite dhe antisunite e autorėve lexohet shumė kollaj.

Historia e gjatė e konflikteve tė bektāshive me shtetin turk arriti kulminacionin e saj nė vjeshtė tė vitit 1925. Nė kėtė kohė regjimi i Ataturkut i’u kėrkoi dervishėve nė tė gjithė Turqinė tė ndalojnė aktivitetin e tyre, tė mos veshin xhubet dhe taxhėt nėpėr rrugė, tė fillojnė tė shkruajnė bejtet e tyre me gėrma latine etj. Tė pėrballur me kėtė realitet bektāshiatė kryen hixhretin e tyre tė dytė drejt Shqipėrisė. Nėn lidershipin e Baba Sali Njazi Dedesė nga Starja e Kolonjės ata themeluan nė Tiranė Kryegjyshatėn Botėrore tė Bektashianėve, e cila do tė zėvendėsonte Teqen bazė (Pīr-Evinė) tė bektāshive nė Haxhi Bektash tė Turqisė. Duke qėnė se shumica e bektāshive ishin me origjinė shqiptare, ata do tė gjenden si zotėrues tė shumicės sė teqeve bektāshiane nė botė dhe shpesh themelues tė tyre. Teqe qė nga Kajro e deri nė Miēigan tė SHBA-sė do tė kishin themelues tė tyre shqiptarėt, ashtu siē edhe xhamia e parė e ndėrtuar nė SHBA ka pėr iniciatorė shqiptarėt.


 

[1] Bektashianėt pretendojnė qė Skėndėrbeu tė ketė qėnė i fesė bektashiane. Kėtė fakt ata e mbėshtesin nė edukimin e Skėndėrbeut si jeniēer, dhe mbajtjes nga i fundit pėrgjatė tė gjithė jetės sė tij tė versionit islamik tė emrin Aleksandėr – Skėnder. Olsi Jazexhi, Intervistė me Baba Reshat Bardhin nė Kryegjyshatėn Botėrore tė Bektashive, Tiranė, Qershor 1998

[2] Pėr mė shumė mbi kėtė temė lexo M. Şükrü Hanioglu nė librin “The Young Turks in Oppossition”, Oxford University Press, 1995. Ndėr tė tjera ai thekson se:

Urdhėrat Sufi qė kundėrshtonin regjimin osman tashmė erdhėn nė ndihmė tė CUP. Dhe grupi mė i fuqishėm i tyre ishte sekti Bektashi… qė ishte shtypur nė 1826…(fq. 53)

&

… lidhja e ngushtė (e Zhon Turqve) me bektashijtė vinte si rrjedhojė e tendencave liberale tė Zhon Turqve, dhe pėr arsyen se bektashijtė ishin tė lidhur me freemasonėt, tė cilėt i mundėsuan Zhon Turqve tė pėrdorin ‘lozhat’ e tyre pas 1906-ės. (fq. 54)

[3] BEKTĀSHIYYA , The Encyclopedia of Islam, Volumi II, E.J. Brill, 1960

[4] Albert Hourani, A History of the Arab People, Harvard University Press, 1991, fq. 181 – 183

[5] Historija E Pėrgjithėshme E Bektashinjvet prej Atė Ali Turabiut. Tiranė, 1929. fq. 64

[6] B. Jelavich, Historia e Ballkanit, Tiranė, 1999, fq. 87

[7] Sistemi i Devshirmesė ishte njė sistem bursar, nėpėrmjet te cilit osmanėt rekrutonin fėmijė kristjanė pėr tė shėrbyer nė perandori. Shumica e rekrutėve nė Devshirme vinin nga Ballkani: pėrkatėsisht trevat shqiptare dhe Bosnja dhe Herzegovina. Rekrutimi i fėmijėve tė moshės nga 15 deri nė 20 vjeē ka qėnė herė i detyrueshėm pėr familjet kristjane (1 fėmi pėr 40 familje) dhe nė shumicėn e rasteve vullnetar. Sistemi gjendet tė jetė praktikuar nga osmanet qė nga Anadolli e deri nė Trabzon. Megjithatė shumica e rekrutėve vinte nga Ballkani. Evlija Ēelebiu kujton nė kujtimet e tij se nė Rumeli osmanėt rekrutonin fėmijė pėr nė sistemin e Devshirmesė nė ēdo 7 vjet, numri i tė cilėve arrinte nga 7 deri 8000 vetė. Ata mblidheshin ne Uskub (Shkup) pėr t’u dėrguar mė pas nė Stamboll dhe vendosur nėn oxhakėt e jeniēerėve.

Shiko Devshirme, The Encyclopedia of Islam, Volumi III, Leiden, New Edition, fq. 212

[8] The Bektashi Order of Dervishes, available: http://stanford.edu/~percin/Bektashi.html

[9] Marrė nga Ibid

[10] Ibrahim Manzur Efendi, Kujtime pėr Ali Pashėn, Globus R, Tiranė, 2003,

Citimi i faqeve 55 - 56 ėshtė si vijon:

Njė pjesė e madhe e muslimanėve toskė, i pėrkasin sektit tė Aliut, dhėndrit tė Muhamedit. Ky sekt i quajtur Shija, por edhe Alije nga muslimanėt e sektit synit, ku bėjnė pjesė gjithė muhamedanėt e Turqisė Evropjane dhe nė pėrgjithėsi tė tė gjithė perandorisė otomane, konsiderohet heretik. Kėta shqiptarė tė sektit tė Aliut, shihen me pėrēmim nga tė gjithė muslimanėt e sektit synit, tė cilėt pėrēmohen nga Alitėt qė u kanė dhėnė emrin moavia, sipas emrit tė kalifit qė mbretėronte mė Damask dhe qė ju kundėrvu dhėndrit tė profetit. Unė kam dėgjuar nėpėr rrugėt e Janinės, toksė qė u thėrrisnin qenve me emrin moavia...

[11] BEKTĀSHIYYA , The Encyclopedia of Islam, Volumi II, E.J. Brill, 1960

[12] Olsi Jazexhi, Intervistė me Baba Reshat Bardhin nė Kryegjyshatėn Botėrore tė Bektashive, Tiranė, Qershor 1998

[13] Nathalia Clayer, Miti i Ali Pashės dhe bektashnijtė, Pėrpjekja 15 – 16, Tiranė, Janar – Dhjetor 1999, fq. 39

1