Déją Vu[1] tė Imperializmit Ango-Amerikan nė Irak

© Copyright: Olsi Jazexhi,
Gusht 2004

Pėr lexuesit shqiptar, rrėzimi i rregjimit tė Sadam Huseinit mund tė jetė tė dukur si njė incident i rėndomtė nė historinė e Irakut, ku disa ‘liberatorė’ perėndimorė vinin pėr tė ‘Ēliruar’ njė popull qė anglo-amerikanėt pretendonin se po vuante nga diktatura e njė sunduesi brutal. Megjithatė, pėr lexuesit e kujdesshėm tė historisė, lufta nė Irak kundėr rregjimit tė Sadam Huseinit dhe nė ditėt e sotme kundėr luftėtarėve tė lirisė nė Falluxhah, Qerbela dhe Naxhaf nuk ėshtė tjetėr por vetėm se njė Déją Vu, apo mė saktė njė ripėrtėritje e historisė sė kolonializmit tė njeriut kristjan – perėndimor kundėr popujve tė Lindjes sė Mesme dhe Botės sė Tretė nė pėrgjithėsi. Nė mėnyrė qė historia tė mos na pėrēmojė, publiku shqiptar duhet tė rikujtohet se kolonializmi perėndimor kundėr popujve tė Lindjes ėshtė njė fenomen i vjetėr. Ai fillon qė nė shekullin e gjashtėmbėdhjetė kur hordhitė portugeze nisėn tė sulmojnė, grabisin dhe shkretojnė brigjet e Jemenit, Arabisė, Indisė dhe Afrikės.


Luftėtarėt e lirisė nė Irak qė pėrballen
me Déją Vu dhimbjesh dhe torturash

Joshja pėr pasuri, lavdi dhe misionarizėm kristjan ishin faktorėt kryesorė qė ēuan portugezėt deri nė brigjet e Malakės, nė Malajzinė e largėt, nė Indi dhe Gadishullin Arab. Mitet e Kishės Katolike se nė Afrikė ekzistonte njė perandori kristjane e udhėhequr nga njė prift me emrin Xhon, me tė cilėn portugezėt do tė ndėrtonin aleancė dhe mundnin islamin ishin njė nga shtytjet kryesore qė ēuan hordhi tė njėpasnjėshme banditėsh portugezė nė detėrat e lindjes, nė kėrkim tė perandorisė mitike. Tė ashtėquajtur eksploratorė portugezė si Alfonso de Albukuerkue, nėpėrmjet pėrdorimit tė aftėsive sadiste dhe terrorit arritėn tė pushtojnė sa e sa qytete nė Indi dhe tokat arabe dhe tė grabisin pasuritė e Lindjes. Paraja qė Portugalia dhe pas saj Spanja arritėn tė mbledhin gjatė kolonizimit dhe shfrytėzimit tė popujve ku ata shkuan do tė inspironin edhe fuqitė e tjera evropjane tė hyjnė nė garėn e kolonializmit tė popujve tė botės jo-perėndimore.

Siē e thashė edhe mė lart, kolonializmi anglo-amerikan i sotėm nė Irak nuk ėshtė njė shpikje e re nė politikėn kolonialiste botėrore. Ai ėshtė pjesė e vazhdimėsisė sė dominimit, terrorit dhe grabitjes qė perėndimi ka kryer historikisht kundėr vendeve tė Lindjes. Pushtimi i parė i drejtėpėrdrejt nga britanikėt kundėr Irakut ka ndodhur nė vitin 1914 kur britanikėt tė cilėt kishin provokuar mė parė revoltat e arabėve kundėr Kalifatit Osman, e pėrdorėn kėtė rebelim pėr tė vendosur hegjemoninė e tyre nė botėn arabe.

top

 

Interesat Imperialiste nė Irakun Osman

Fuqia e parė evropjane qė arriti tė vendosė kontroll tė plotė nė Lindjen e Mesme ėshtė Britania e Madhe. Interesi britanik nė Lindjen e Mesme nuk ishte pėr fe, si ai i portugezėve, por pėr tė siguruar rrugėt tregtarė qė e ēonin tė fundmen nė Indi. Pėr kėtė arsye britanikėt arritėn qė pas sulmesh tė shumta kundėr garnizoneve osmane nė Oqeanin Indian, qė nė vitin 1840 tė themelojnė bazėn e parė nė tokat arabe. Bazėn nė Aden tė Jemenit. Pas kėsaj, osmanėt, siē edhe Eqrem Bej Vlora dėshmon nė shėnimet e tij, pikėn mė tė largėt qė posedonin nė detėrat e botės arabe ishte qyteti iraken i Basrės. Nė fillim tė shekullit tė 20tė kur kryeministėr i Perandorisė Osmane nė Stamboll ishte Ferit Pashė Vlora, nė Basra guvernator i vilajetit iraken ishte njė shqiptar, Mahmut Maher Efendiu nga qyteti i Beratit.

Zhvillimi i flotės britanike dhe futja nė pėrdorim nga viti 1904 i naftės nė luftanije do ti ēonte kėta tė fundit tė ishin tė interesuar pėr kontrollin e burimeve tė naftės nė botė, pėr tė ruajtur kėshtu superioritetin dhe dominancėn nė detėrat e lindjes. Pėr mė tepėr nė vitin 1908 Kompania Anglo-Persiane e naftės, arriti tė zbulojė rezerva tė pafundme nafte nė Iranin jugor dhe Irak. Duke kuptuar rėndėsinė e kontrollit tė burimeve tė naftės, nė vitin 1911, konsortiumi anglo-gjerman (Royal Dutch Shell, tregtari C. S. Gulbenkian, Banka (angleze) Kombėtare e Turqisė dhe Deutche Banka) arritėn tė sigurojnė nga Zhon Turqit eksluzivitetin e nxjerrjes sė naftės nė Perandorinė Osmane. Kompania Turke e Petrolit (si do tė njihej konsortiumi anglo-gjerman) nė vitin 1913 u bashkua me Kompaninė e Naftės Anglo-Persiane tė themeluar mė parė nga britanikėt. Nė vitin qė rrodhi qeveria britanike pas shumė intrigash arriti tė dominojė Kompaninė Anglo-Persiane tė Naftės (qė sot njihet si British Petroleum apo BP) dhe sigurojė nė kėtė mėnyrė shfrytėzimin e naftės nė Lindjen e Mesme.

top

 

Pushtimi i Parė i Irakut

Edhe pse gjatė shekullit tė nėntėmbėdhjetė imperializmi britanik nė shumė raste kishte marrė anėn mbrojtėse ndaj Perandorisė Osmane, nėpėrmjet skemave tė “Politikės sė Lindjes” qė synonin tė frenonin avancimin sllav nė Mesdhe, Lufta e Parė Botėrore i detyroi britanikėt tė kthehen kundėr popujve osman. Politika e Zhon Turqve e ēoi perandorinė pėrkrah Gjermanisė, e cila me avancimin e saj teknologjik kėrcėnonte interesat imperiale britanike nė Lindjen e Mesme dhe tokat osmane nė veēanti. Ndėrtimi nga gjermanėt i linjės sė Orient Ekspresit qė kalonte nga Sarajeva pėr nė tokat shqiptarė ne Kosovė dhe Maqedoni e deri nė Arabinė Saudite i jepte Perandorisė Osmane forcėn pėr tė pėrballuar ēdo sulm tokėsor nė kohė, nga Lindje e deri nė Ballkan. Por pika mė nevralgjike pėr britanikėt nė pėrfshirjen gjermane nė Perandorinė Osmane ishte kontrolli i naftės arabe. Nėse osmanėt do tė kishin nė duart e tyre naftėn gjatė shekullit tė XX atėherė perandoria do tė gjente forca pėr tė mbijetuar dhe vazhduar dominimin e Lindjes. Pėr tė siguruar shkatėrrimin e Perandorisė Osmane dhe privatizimin e naftės, britanikėt hynė nė marrėveshje me familjen e Hashemitėve qė sundonin nė Hixhaz tė Arabisė Saudite. Britanikėt e kuptuan pas thyerjes fatale qė ata, francezėt dhe australianėt pėsuan nė Galipoli, se osmanėt edhe pse tė sulmuar nga i gjithė perėndimim, ishin sėrisht njė forcė e cila mund tė mundej vetėm me dinakėri. Pėr kėtė arsye nė vitin 1915, pas Traktatit tė Damaskut, britanikėt hynė nė bisedime me Sherifin e Tokave tė Shenjta, Sherif Huseinin prijės tė klanit tė Hashemitėve tė cilin e bindėn se arabėt kishin vuajtur shumė nėn hyqmin turk dhe tashmė koha ishte qė ata tė krijonin njė Kalifat Arab. Sherifi i mjerė i besoi britanikėve tė cilėt e armatosėn dhe e hodhėn atė dhe fiset arabe nė luftė kundėr protektorėve tė tyre osmanė.

Por marrėveshja me arabėt nuk ishte e vetmja qė britanikėt bėnė. Nė Maj tė vitit 1916, Britania nėnshkroi paktin trepalėsh tė njohur si Marrėveshja e Sykes-Pikotit. Pakti ruso – franko – anglez qė synonte shkatėrrimin e Perandorisė Osmane i jepte Rusisė Armeninė, Bosforin dhe Stambollin, Francės Sirinė dhe Libanin, ndėrsa britanikėt merrnin vilajetin e Bagdadit, Basrės dhe Trans-Jordanisė. Ndėrsa Palestinėn, britanikėt ia kishin rezervuar njė aleati tjetėr qė rrinte akoma nė hije: Zionistėve izraelitė. Por kryerja e Revolucionit Bolshevik nė Rusi shqetėsoi planet britanike pse Lenini publikoi intrigėn britanike, ndėrsa Sherif Huseini kėrkonte shpjegime nga miqtė e tij dashamirė. Por si ata ashtu edhe francezėt i premtonin arabėve se pasi tė mundin turkun qė pėr aq kohė i kishte ‘shtypur’ arabėt, tė fundmit do tė kishin lirinė qė meritonin.
Por arabėt e pafat nė 2 Nėntor tė vitin 1917 morrėn njė ‘ndihmė’ tjetėr nga britanikėt. Ministri i jashtėm britanik, Artur Xhejms Balfori, i cili ishte ‘ndihmuar’ gjatė vitit 1916 nga bankieri ēifut Edmond Xhejms Rothēild pėr tė kuptuar problemin ēifut, deklaroi se nė tokat e arabėve palestinezė, qeveria britanike do tė themelonte njė “Shtet Kombėtar” pėr Ēifutėt. Megjithatė ky pakt u mbajt i fshehtė ndaj arabėve tė cilėt nė Mars tė vitit 1917 ēuan pushkėt kundėr zotėrinjėve tė tyre shqiptaro – turq dhe ia kaluan Bagdadin britanikėve. Me britanikėt ata ‘ēliruan’ edhe Jeruzalemin, Damaskun dhe tokat e tjera arabe. Nė kėtė mėnyrė nė fund tė vitit 1918 forcat britanike sundonin nga Kajroja e deri nė Jemen. Sheikėt arabė qė kishin sulmuar pas shpine protektorėt e tyre osmanė, qė nga Ibn Saudi gjyshi i mbretėrve tė sotėm Sauditė e deri tė Sherif Huseini prisnin mrekullinė britanike. Dhe britanikėt ishin tė gatshėm pėr tė pėrmbushur obligimet e tyre.

top

 

Liria e Munguar

Me largimin e osmanėve, kurdėt ishin tė parėt qė kujtuan se kishte ardhur dita qė edhe ata tė rrojnė nė liri. Ata krijuan njė shtet tė pamvarur nė Mosul dhe rrethina. Normalisht britanikėt nuk mundėn tė pranojnė njė shtet kurd dhe pėr kėtė i’u desh 2 vite qė ta shtypin duke pėrdorur bombardime brutale me gaz helmues nga avionėt e “Royal Air Forcės” (RAF) dhe masakra qė gurkat indiane kryenin nėpėr fshatrat kurde, nėn supervizionin e Ministrit tė Mbrojtjes Britanike, Ulliam Ēurēill. Nga ana tjetėr britanikėt qė tashmė kishin punėsuar si nėnkontraktorė tė tyre sheikėt e fiseve arabe pėr tė mbledhur taksat e popullatės, mbi 3 vilajetet osmane tė Bagdadit, Basrės dhe Mosulit krijuan njė “Mandat” tė tipt Iraken tė sotėm, tė cilin e quajtėn Irak. Nga mandati i Iraku komandohej edhe sheikdomi i Kuvajtit duke e kthyer Gjirin Persik nė njė liqen britanik. Ndėrsa nė Palestinė ata nisėn kultivimin e kolonėve kristjanė dhe Ēifutė pėr tė krijuar Izraelin biblik

Megjithatė amerikanėt qė gjatė kėsaj kohe kishin ndėjtur nė hije, tashmė filluan tė lėvizin. Presidenti Amerikan, Uodrou Vilson nė vitin 1917 lėshoi Katėrmbėdhjetė Pikat e tij sipas sė cilėt pushtuesit nuk mund tė aneksonin vetėm pėr vete tokat e pushtuara. Nė vitin 1919 amerikanėt kėrkuan nė Lidhjen e Kombeve qė ish-provincat turke tė vendoseshin nėn mbikqyrjen e Lidhjes sė Kombeve dhe ktheheshin nė “Mandate” tė tipit “A”, ku pushtuesi kontrollonte vendin sipas stilit tė amerikanėve nė Irakun e sotėm. Ndarja finale e presė sė luftės u bė nė San Remo mė 1920 ku Francės ju njoh zyrtarisht “mandati” mbi Sirinė dhe Libanin, ndėrsa Britania morri Irakun, Palestinėn dhe Jordaninė. Meqė vilajeti i Mosulit nė marrėveshjen e Sykes-Pikotiti i takonte Francės, kjo e fundit u kompensua nga britanikėt duke marrė 25 perqind aksione nė naftėn e Kompanisė Turke tė Petrolit.

Por arabėt qė e panė seē do tė thoshte Ēlirimi pėr tė cilin ata luftuan, pas kėsaj u hodhėn nė revolta. Djali i Sherfi Huseinit, Fajsali qė mė parė kishte udhėhequr arabėt kundėr turqve, tashmė shkoi nė Siri dhe deklaroi pamvarėsi nė vitin 1920. Por trupat franceze qė posedonin armė superiore shkatėrrimi nė masė i mundėn dhe dėbuan arabėt. Megjithatė revoltat arabe, tamam si sot nė Lindjen e Mesme, u shpėrhapėn nė Jeruzalem, Irakun Sunit dhe Shiit, ku gjyshėrit e Muktada al-Sadrit dhe Sadam Huseinit e Ēuan pushtimin britanik drejt shkatėrrimit. Megjithatė, sėrisht forca e Maksim Gun-it (Mitralozit) Britanik dhe bombardimeve me lėndė kimike qė britanikėt kishin pėrdorur kundėr edhe gjermanėve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ndihmoi nė shtypjen e arabėve sėrisht. Sipas deklaratave britanike, rreth 8450 irakenė u zhdukėn ndėrsa britanikėt pėsuan 2000 dėmtime. Kjo shifėr duket paksa qesharake nėse krahasohet me krimet qė amerikanėt kishin bėrė nė tė njėjtėn kohė nė Filipine kundėr muslimanėve vendas – shifėr qė shkonte nga 50.000 deri nė 100.000 civilė tė vrarė. Pėr masakrat e pareportuara nė Irak, zėvendės ministri i mbrojtjes britanike tė kohės, Viscount Peel-i deklaronte: “shyqyr Zotit qė “sentimentalėt” vendas i kushtojnė vėmendje luftės nė Irlandė dhe nuk kanė shumė kohė tė mėsojnė seĒ po ndodhte nė Irak.” Pėrdorimi i bombardimeve ajrore dhe posedimi i armėve tė shkatėrrimit nė masė nga njeriu i bardhė kristjan, kishte provuar arma mė e mirė pėr tė shtypur popullatat arabe dhe integruar tė fundėt nė rrugėn e lirisė, demokracisė dhe vlerave perėndimore, siē President Bushi II do tė deklaronte nė ditėt e sotme.

top

 

Qeveria e Pėrkoshme Irakene

Ijad Allavi nuk ėshtė shėmbulli i parė kur britanikėt vendosin irakenė tė shėrbejnė pėr ta nė Irak. Biles z. Allavi nė njė intervistė qė kishte nė emisionin BBC HARDTALKT pėrpara pak javėsh, pyetjes sė njė gazetari britanik sesi e ndjen veten ai kur ėshtė instaluar nga anglo-amerikanėt ndėrsa sunduesit e tjerė arabė jo, ai ju pėrgjigjė me krenari se ai nuk ėshtė i pari dhe i vetmi qė instalohet nga anglo-amerikanėt, por ėshtė mė i fundmi. Tamam si nė ditėt e sotme, kur amerikanėt po lėjnė miliona me mercenarėt e tyre nė Irak, edhe revolta arabe e viteve 1920 i tregoi britanikėve se mbajtja e pushtimit me trupa nga perėndimi ėshtė jashtėzakonisht e shtrenjtė pėr fuqitė koloniale. Britanikėt e djeshėm si ata tė sotmit, kishin nevojė pėr njė ‘Interim Iraqi Authority’ i cili do tė tregohej sa mė popullor; ku nė tė, tė kishte shija, suni, kurdė, turq etj nė mėnyrė qė populli tė bindej se jetonte nė liri dhe tė mos kalonte nė anėn e Bolshevikėve si nė Rusi apo Moktada al-Sadėrve vendas.

Pėr kėtė arsye Qeveria e Lartmadhnisė sė Saj, nė Mars tė vitit 1921 gjeti solucionin e duhur pėr Ēėshtjen irakene. Britanikėt qė nuk u treguan aq kreativė sa tė krijonin “njė Green Zone” si sot nė Bagdad, organizuan njė konferencė nė Kajron e largėt ku britanikėt gjetėn argatėt e sundimit tė tyre nė Irak. Bijtė e Sherif Huseinit qė u bindėn pėr tė shėrbyer nėn britanikėt u caktuan kandidatė pėr mbretėr. Abdullahi u vendos mbret i Jordanisė, ndėrsa Faisali qė ishte dėbuar nga Siria mė parė nga francezėt u caktua si “Ijad Allavi” i Irakut. Por si sot, edhe atėherė, nė Irak kishte “Moktada al-Sadr” qė rrefuzonin lojėn. Ai ishte Sajid Talibi, tė cilin britanikėt e arrestuan dhe dėbuan. Mė pas britanikėt organizuan nėj referendum ku 96% e popullit (ne nė Shqipėri nė kohė tė Enverit ishim mė mirė) votoi pėr Fajsalin i cili nė Gusht tė vitit 1921 filloi punėn si mbret i Irakut.


Ceremonia e instalimit te Faisalit nga britaniket si mbret i Irakut

top

 

Britania dhe Ēėshtja e Naftės Irakene

Ēėshtja e naftės ishte njė nga shqetėsimet kryesorė qė mundonte britanikėt. Mungesa e naftės nė vitin 1917 i kishte bindur ata se pa kontrolluar arin e zi, imperializmi i tyre do tė ishte i pakrahė. Nė paktin e San Remos nė 1920 britanikėt kishin privatizuar pėrqindjet gjermane nė Kompaninė Turke tė Petrolit dhe ja kishin kaluar francezėve nė shkėmbim tė kontrollit mbi Mosulin. Vilajeti i Mosulit ishte i rėndėsishėm pėr birtanikėt pse ai kishte depozita tė mėdha nafte dhe balanconte diĒka nė pėrqindjen e sunitėve ndaj shiitėve tė jugut dhe pėr mė tepėr e sillte Britaninė nė kufijtė e Anadollit turk. Por popullatat kurde dhe turke tė zonave tė Mosulit ishin rrebeluar qė nė vitin 1924 kundėr britanikėve. Pas tyre qėndronte edhe vetė Turqia e cila kėrkonte qė qytetet turke tė Kirkukut, Mosulit, Sulejmanies etj ti bashkoheshin asaj. Pėr tė shtypur revolucionarėt turq dhe kurdė Forcės Ajrore Mbretėrore ju desh tė kryej masakra tė shumta mbi popullatat e Sulejmanies dhe fshatrave kurde gjatė vitit 1924 qė nuk pranonin mandatin britanik tė Irakut.
Por monolizimi i naftės arabe nga britanikėt nuk mund tė tolerohej nga amerikanėt sėrisht. Pas Luftės sė Parė Botėrore SHBA-tė akuzuan Britaninė se po monopolizonte naftėn e Gjirit Persik dhe marrėdhėniet u acaruan. Pėr tė mos patur probleme me fuqinė amerikane, britanikėt i dhanė disa pėrqindje korporatave naftėnxjerrėse amerikane ‘Standard Oil of Neu Jersey’ dhe Socony Vacuum (sot njihet si Mobil Oil) nė Kompaninė Turke tė Petrolit qė tashmė do tė njihej si Kompania Irakene e Petrolit. Me ardhjen e amerikanėve nė skenė, tė fundit do tė ishin ata qė do tė monopolizonin naftėn e Arabisė Saudite dhe Bahreinit nė vitet qė do tė vinin.
Pas paqėsimit tė amerikanėve nė vitin 1926, britanikėt shtynė Ansamblenė Kushtetuese Irakene tė ‘kėrkoj’ zyrtarisht ndihmėn britanike pėr tė mbrojtur Mosulin, nė rast se Turqia sulmonte. Sipas paktit, Britanisė i kėrkohej tė sulmonte Turqinė nė rast se kjo e fundit sulmonte Mosulin. Menjėherė pas kėtij pakti nė vitin 1927 nė fushat e turkmenėve tė Kirkukut u hapėn puse masive tė naftės, tė cilat do tė furnizonin ushtrinė e Lartmadhnisė sė Saj dhe perėndimin nė pėrgjithėsi nė luftėrat imperiale pėr dominim botėror gjatė shekullit tė 20tė.

top

 

Krizat e Rregjimit tė Faisalit; dhe Forca e Armėve

Komandimi i njė shteti si puna e Irakut ėshtė njė nga gjėrat mė tė vėshtira qė ēdo fuqi nė historinė e saj ka patur. Presidenti egjiptian Husni Mubarak, jo mė kot kėshillonte dinastinė e Bushėve nė Amerikė, pėrpara rrėzimit tė Sadamit, se hyrja nė Irak do tė hapte dyert e xhehenemit. Por presidenti Bush II duket se, ashtu si edhe nė lėndėt e tjera, nuk ka qėnė nxėnės i mirė nė lėndėn e historisė. Megjithatė duke u kthyer tė mbreti Fajsal, njė nga problemet kryesore qė rregjimi i tij kishte pasi u instalua nga britanikėt ishte mbajtja e pushtetit. Nė njė vend si Iraku ku jetojnė Shiija qė kanė eposin dhe aspiratat e tyre historike, Sunitėt qė kanė botėkuptim tjetėr, turq e kurd, pushteti ėshtė gjėja e fundit qė mund tė mbahet. Pėr kėtė arsye qeverisė sė Fajsalit ju desh tė bėj pakte dhe ujdi me fiset irakene dhe sheikėt e tyre pėr tė mbajtur pushtetin. Por problemi kryesor i Irakut pas-osman, ashtu si edhe atij tė sotmit, ishte pagesa pėr ushtrinė e pushtuesve. Nėse sot Iraku mund tė paguajė diēka me naftėn, nė vitet 20’ kjo nuk ishte aq e lehtė. Marrėveshja Anglo – Irakene e vitit 1922 i kėrkonte qeverisė tė paguante borxhet e Perandorisė Osmane qė e fundit i kishte britanikėve. Pėr mė tepėr britanikėt i kėrkonin irakeneve tė shpenzonin 25% tė buxhetit tė tyre pėr ushtrinė – me tė cilėn do tė sillnin “Moktada Al-Sadrit” e pabindur nėn hyqmin britanik.

Pėr kėtė arsye, qeveria e Fajsalit, naftėn e sė cilės e kontrollonte tjetėrkush duhej tė sillej si Bashkia e Edi Ramės: tė gjobiste popullin e varfėr iraken. Por gjobat pakufi e Ēuan popullin iraken nė sa e sa revolta tė cilat rregjimi i Fajsalit mundi ti shtypte vetėm nėpėrmjet “kontrollit nga qielli”. RAF-i britanik do tė ishte arma mė e zgjedhur e Fajsalit e cila pėrdorej sa kundėr rebelėve aq edhe kundėr fshatarėve qė nuk paguanin taksat. Pėr kėtė arsye, bombardimet e sotme tė amerikanėve, qė padyshim kryhen gabimisht, kundėr irakenėve qė bėjnė dasma dhe shtijnė nė ajėr nga gėzimi, nuk janė asgjė e huaj pėr irakenėt. Nė vitin 1923-24 qeveria ndėrmorri njė nga sulmet mė tė mėdha nė Irakun Jugor me RAF-in Britanik, kundėr Arabėve tė Marsheve, tė cilėt nga ndryshimi i rrjedhės sė lumejve ishin varfėruar nė kulm dhe nuk kishin Ētaksė tė paguanin pėr qeverinė kukull. Pėr kėtė arsye RAF-i u urdhėrua tė hedh disa bomba pėr tė “rritur bindjen ndaj qeverisė.” Nė operacionet dy javore, siĒ raportohet nga burimet qeveritare humbėn jetėn 144 vetė.
Pasi qeverija e Lartmadhnisė sė Saj ishte bindur tashmė se nė Irak sundonin “Sadamė” tė mirė, dhe nafta natyrisht ishte njė tabu pėr irakenėt, nė vitin 1930 Iraku “fitoi pamvarėsinė” – normalisht qeveria vendase ‘kėshillohej’ nga kėshilltarė britanikėt tė cilėt kontrollonin postet kyēe nė vend. Edhe pse vendi nga viti 1921 deri mė 1958 ndėrroi 59 qeveri, njeriu mė i bindur i britanikėve do tė dilte Nuri al-Saidi, rregjimi i tė cilit do tė rrėzohej nga nacionalistėt irakenė tė udhėhequr nga Rashid Ali al-Gajlani.

top

 

Britanikėt Eksportojnė Demokraci nė Irak

Disa ish-sigurimsa shqiptarė, kur dalin nė emisionet televizive tona, mua shpesh mė mahnisin kur deklarojnė se Islami nuk pranon dot demokracinė. Unė e kam tė qartė se shumica e tyre ndoshta nuk e dinė as se ku bie Iraku nė hartė, dhe kjo gjė mė inkurajon qė tė filloj ti lekturoj toēave tanė, mbi demokracitė e mėdhaja Muslimane nė Indonezi, Malajzi, Pakistan (kur perėndimi qėndron larg) dhe pse jo tė marr edhe shembullin e pėrparimeve parlamentare nė Perandorinė Osmane nė kohėn e Zhon Turqve, tė cilat u anulluan nga rregjimet diktatoriale qė kolonialistėt vendosėn nė Lindjen e Mesme mė pas.

Megjithatė nė vitit 1930 popujt arab e kuptuan lojėn qė kishte ndodhur me ata. Intriga britanike jo vetėm se kishte instaluar rregjime shtypėse dhe kriminale nė vendet arabe, por pėr mė tepėr mbėshtjetja britanike ndaj kolonėve Ēifutė nė Palestinė do tė Ēonte nė Intifadėn e parė arabe tė viteve 1936-39. Pėr irakenėt, ashtu si edhe pėr njė pjesė tė mirė tė shqiptarėve, triumfi i Rajhut III ishte mė i mirėpritur sesa hegjemonia anglo-amerikane nė Lindjen e Mesme. Hitleri qė e kuptonte kėtė, dėrgoi nė Bagdad nė vitin 1939 Haxhi Emin al-Huseinin, myftiun e Jeruzalemit i cili do tė ngrinte arabėt nė revoltė kundėr Pax - Anglikanės. Kur Britania i shpalli luftė gjermanėve, e para i kėrkoi irakenėve tė bėjnė tė njėjtėn gjė. Kukulla britanike, Nuri al-Said shpalli luftė kundėr Rajhut III me tė njėjtin guxim dhe vendosmėri qė edhe presidenti jonė babaxhan, Al-‘Fred Moisiu i shpalli Irakut pėrpara pushtimit amerikan. Por ndaj vendimit tė Nuri al-Saidit populli dhe vetė kabineti iraken nuk mundėn tė heshnin. Ata u rrebeluan kundėr tė parit, i cili nė Mars tė vitit 1940 dha dorėheqje dhe i lėshoi vendin patriotit arab Rashid Ali al-Gajlani qė mbėshtetej nga oficerėt e Rrethit tė Artė. Rashid Gilani deklaroi neutralitetin e Irakut nė konfliktin botėror, bleu armė nga Italia dhe Japonia dhe rrefuzoi pėrdorimin e bazave nga britanikėt nė Irak. Por forcat britanike nė Irak e hodhėn nga pushteti Rashidin nė Janar tė vitit 1941, gjė qė shkaktoi revolta popullore qė sollėn nė Prill Rashid Aliun nė pushtet sėrisht. Pas ardhjes nė pushtet Rashid Aliu ashtu si presidenti Chavez nė Venezuelė nė ditėt tona, shpalli reforma popullore nė vend dhe deklaroi pamvarėsi nga britanikėt. Por britanikėt nuk e toleruan gjatė kėtė iraken tė pabindur tė cilin e rrėzuan nga pushteti me trupat qė dėrguan nga Jordania dhe India.

top

 

Dėbimi dhe Kthimi i Dytė i Britanikėve nė Irak

Pėrfundimi i luftės sė Dytė Botėrore ndryshoi edhe mėnyrėn sesi politika bėhej nė botėn e pasluftės. Pikė sė pari Britania doli nga kjo luftė si vend i Botės sė Dytė qė mund tė merrej vetėm duke i vėnė gjoba vendeve tė vogla, si nė rastin e Shqipėrisė nė incidentin e Korfuzit. Ndėrsa fuqitė qė tashmė do tė kontrollonin rrjedhat e botės do tė ishin SHBA-tė dhe BRSS-ja. Krijimi i shtetit Izraelit, falė mbėshtetjes sovjeto – amerikane dhe suskesit tė terrorizmit anti-britanik tė bandave izraelite tė Irgunit dhe Stėrnit tė udhėhequra nga David Ben Grueni (Gurioni), dėboi britanikėt nga Palestina pėrfundimisht, ndėrsa Ēoi nė kulm urrejtjen arabe kundėr tė fundmėve; pėr tragjedinė qė ata i shkaktuan botės islame dhe tokės sė Shenjtė tė Xhamisė Al-Aksa. Nė Irak, Iran, Egjipt dhe Sudan popujt arab tashmė filluan tė armatosen nga komradėt sovjetikė dhe luftojnė kundėr kolonialstėve britanikė.

Pėrpjekjet e britanikėve nė Janar tė vitit 1948 nė Irak pėr tė ripėrtėrirė Marrėveshjen Anglo – Irakene pėr naftėn edhe pėr 20 vite tė tjera, ēuan studentėt, punėtorėt dhe popullin iraken nė protesta masive. Qeverija e Saleh Xhabirit dhe Nuri al-Saidit i shtypi protestat duke vrarė 400 vetė nė njė ditė. Por lėvizjet e Mosadekut nė Iran kundėr britanikėve dhe pėr mė tepėr revolucioni egjiptian kundėr monariksė shqiptare tė mbretit Faruk, i udhėhequr nga gjenerali Muhamed Naxhip dhe Xhemal Abdul Naser i treguan Perandorisė Britanike se ishte koha pėr tė perėnduar. Pėrpara Egjiptit edhe nė Jordani mbreti Abdullah i Jordanisė ishte vrarė nga njė palestinez nė vitin 1951, ndėrsa i biri i tij psikopat ishte detyruar ti lėshonte vendin tė birit 17-vjeēar, Huseinit.

Nė Shkurt tė vitit 1955, Nuri al-Saidi inaguroi nė Irak aleancėn britanike ndėrmjet Turqisė, Iranit, Pakistanit dhe Irakut, tė njohur si Pakti i Bagdadit. Kjo egėrsoi sovjetėt dhe Xhemal Abdul Naserin e Egjiptit qė denoncoi Nuri al-Saidin pėr tradhėtar. Por gjatė pushtimit anglo – francez tė Suezit nė mbėshtetje tė Izraelit nė vitin 1956, nė Irak populli u hodh nė protesta masive pėr luftė. Terrori i Nuri al-Saidit Ēoi opozitėn irakene qė nė Korrik tė vitit 1958 tė organizoj grusht shteti kundėr klikės anglofile e cila rrėzoi dhe ekzekutoi monarkinė Hashemite dhe Nuri al-Saidin.

Pra, nė Korrik tė vitit 1958 populli iraken arriti tė dėbojė pjesėrisht dominimin e huaj dhe anglo-amerikan nga vendi. Edhe pse rregjimet qė pasuan mė pas nuk ishin nė shumė raste popullore, populli iraken arriti tė jetė zotėrues i tė mirave tė tija pėr 45 vite me rradhė. Gjatė epokės sė rregjimit Bathist, irakenėt ndėrtuan shtetin, ushtrinė, industritė dhe identitetin e tyre tė pamvarur. Nuk ka asnjė dyshim se gjatė kėsaj kohe pati periudha kur udhėheqja irakene, sidomos ajo e Sadamit kreu krime tė papara dhe lufta mizore pėr interesat e perėndimit siē ishte konflikti Iran – Irak, por sėrisht irakenėt ishin popull relativisht i lirė nga terrori i huaj.


Sadam Huseini, lideri i fundit i Irakut te Pamvarur

Rrėzimi i rregjimit Baathist dhe tė Sadam Huseinit pas 45 vitesh e pa popullin arab tė Irakut sėrisht pre tė dej? vu-sė sė kolonializmit anglo-amerikan. Irakenėt e sotėm janė sėrisht nėn hyqmin e padronėve anglo-amerikan, tė cilėt pėr hir tė interesave tė naftės sė korporatave tė familjes Bush dhe klikės britanike duhet tė vuajnėn nėn pushtimin e huaj. Irakenėt sot janė sėrisht viktima tė bombardimeve nga qielli me armė tė shkatėrrimit nė masė, me tė cilat njeriu kristjan perėndimor vazhdon tė jetė superior pėrkundėr popullit tė paramatosur arab. Edhe pse arabėt patėn 45 vite pamvarėsi, ata nuk ditėn siĒ duket, tė mėsojnė nga leksionet e historisė. Edhe pse klasikėt e Marksizmit pretendonin njėherė e njė kohė se historia nuk pėrsėrit vetveten, sot kolonizimi i Lindjes sė Mesme tregon se teorema e tyre ka qėnė e gabuar. Populli iraken sot nė rrugėt e Naxhafit, Falluxhasė, Qerbelasė, Tikritit, Kirkukut, Mosulit, Basrės etj ėshtė kthyer nė pozitat e 50 viteve mė parė. Intifadat arabe qė nė vitet 20’ tė shekullit tė kaluar udhėhiqeshin nga Rashid al-Gilani, Sajid Talibi dhe Haxhi Emin al-Huseini, sot udhėhiqen nga Moktada al-Sadri dhe Sunitėt e Falluxhasė; tė cilėt, falė posedimit tė armėve tė shkatėrrimit nė masė nga forca pushtuese, na bind se do tė kenė fatin e pararendėsve tė tyre nė histori. Ndryshimi i vetėm ėshtė se, shqiptarėt qė 100 vite mė parė ishin mbrojtės tė irakenėve kundėr kolonializmit perėndimor: sot janė kthyer nė gurka dhe palikarė tė shpifur tė tij. Dhe se britanikėt qė pėrpara 45 vitesh posedonin tė gjithė Irakun, sot janė mjaftuar vetėm me portin strategjik tė Basrės, ndėrsa puset kryesore tė naftės sot i kontrollojnė korporatat e Dinastisė sė Bushėve nga Amerika. Dhe se pėrveē pėrdorimit tė armėve tė shkatėrrimit nė masė, kolonialistėt e sotėm kanė shpikur edhe burgje si puna e Abu Ghraibit, ku arabėve pėrveē lirisė dhe naftės, ju merret edhe nderi, nga maniakėt dhe kurvat e perėndimit tip Lindi England me kompani.


kolonialistėt amerikanė duke ē'nderuar
tė burgosurit irakenė


[1] Deja Vu eshte term psikologjik ne frengjisht, per ngjarje te cilat njeriut i duken sikur i ka perjetuar me pare. Lexohet Dezha Vu.

1