MEHMET ALI PASHA
themeluesi i Perandorise Shqiptare te Egjiptit
(1769 – 1849)

Nga: Olsi
[shkruar me mars, 2000]



LINDJA DHE KARRIERA

Mehmet Ali Pasha (1769-1849) i njohur me emrin Muhamed Ali (mes Arabesh dhe ne perendim), eshte nje nga djemte me te mire qe tokat Shqiptare kane nxjerre ne historine e tyre. Fatkeqesisht neper mjetet e propagandas Perendimore, Mehmet Ali Pasha shpesh here tregohet sikur te kete qene Grek, apo ‘shqiptar’ nga Kavalla ne Greqi (!) qe ne fakt eshte pjese e Camerise, toke Shqiptare te cilen juntat greke me forcen e pastrimit etnik e depopullizuan ne mesin e shekullit te XX nga Shqiptaret Musliman.

Per Mehmet Aliun tregohet qe te kete lindur ne nje familje te thjeshte Shqiptare, dhe pasi Mehmeti per njefare kohe eshte marre me tregti neper Cameri, me vone ka vendosur qe ti bashkohet ushtrise shteterore Osmane. Per Mehmet Aliun tregohet se edhe pse nuk ka ditur te shkruaje dhe te lexoje ka qene nje njeri i mencur dhe largepames, gje qe e beri ate te beje karriere ne ditet e mepasme te jetes.

Ne ditet kur Napoleon Bonoparti bente plane me Ali Pashen per pushtet, dhe mandej pushtoi Egjiptin i cili qe nga koha e Sulltan Selimit kishte qene pjese e pandashme e shtetit Osman, Mehmet Aliu, ashtu si edhe shume Musliman te tjere shtetas te Perandorise u ngrit per te mbrojtur kete toke Islame nga keta kolonizator.

Ne krye te nje batalioni me Shqiptar, Mehmet Aliu marshoi drejt Egjiptit, ku pas perpjekjeve te ndryshme luftarake me Francezet me ne fund, Egjipti u clirua nga zgjedha Bonopartiste. Pas clirimit te Egjyptit dhe mosmarreveshjeve te ndryshme civile, me ne fund ne vitin 1805 Mehmet Aliu me keshillen dhe mbeshtetjen e Muftiut te Azharit, morri fermanin nga Sulltani per tu bere governator i Egjiptit sebashku me titullin PASHA.

 

ELEMINIMI I KUNDERSHTAREVE POLITIKE

Duke pare situaten e prapambetur te Egjyptit te asaj kohe, Mehmet Aliu ishte ai qe filloi zhvillimin e vendit. Por si rrjedhoje e konflikteve me cifligaret vendas (Mamluket), intrigat e tyre, kercenimet ndaj Mehmet Aliut dhe mosbindshmerine ndaj rregullave te shtetit, e cuan Mehmet Aliu qe me rastin e dergimit te birit te tij Tosum Pashes ne Arabi kunder ‘Vehabive’ te organizoj nje darke per te gjithe parine vendase Memluke.

Pasiqe i ftoi te gjithe Memluket ne keshtjellen e tij, Mehmet Aliu qe e kishte rrethuar keshtjellen me rojet e tij Shqiptar, i urdheroi ata qe te ekzekutonin te gjithe kundershtaret e tij qe i kishte ftuar ate nate ne keshtjelle. Pas ketij veprimi, Mehmet Aliu e siguroi njehere e pergjithmone pushtetin e tij mbi Egjypt, pasiqe ai arriti qe ti eleminoje rivalet e tij ne ate mbremje.

Nga ky akt, makiavelian i Mehmet Aliut, shume Memluk qe shpetuan, filluan te nxisin urrejtje kunder Mehmet Aliut qe mbahet si i pari politikan Makiavelian ne historine moderne te botes Islame.

 

LUFTERAT E MEHMET ALIUT

Nje nga zotesite kryesore qe Shqiptaret kane patur ne Khalifatin Osman, ka qene arti i luftes. Keshtu qe nga ditet e marrjes se Egjyptit, e deri ne ditet e fundit te jetes se tij, Mehmet Aliu, me ndihmen e djemve te tij zhvilloi mjaft beteja te suksesshme neper bote.

Nga te parat ekspedita luftarake qe Mehmet Aliu organizoi ishin disa fushata me rradhe qe Mehmet Aliu, me urdher te Sulltanit kreu ne Arabi kunder ‘Vehabive’, ku djemte e tij, Tosum dhe Ibrahim Pasha arriten qe kryengritjen e Saudeve ne Arabi ta shype dhe te ktheje qytetet e shenjta te Mekes dhe Medines ne gjendje paqeje, nga ku Haxhijte dhe Umraxhijnte te mund te kryenin vizitat e tyre ne token e shenjte ne menyre te qete dhe pa probleme.

Nga vitet 1820 deri me 1822 Mehmet Aliu filloi ekspeditat kunder Sudanit, ku ne 1823 Mehmet Aliu themeloi shtetin e Sudanit dhe Khartumin si kryeqytet te tij.

Me 1824, si rrjedhoje e kryengritjeve te heleneve ne Greqi, Sulltan Mahmudi i II qe nuk mundte ta shtypte dot kete rrebelim Grek, therriti ne ndihme Mehmet Aliun, i cili duke cuar ne krye te kesaj ekspedite djalin e tij Ibrahim Pasha arriti qe te shuaje dhe shtype revoltat ne vend. Si rrjedhoje e kesaj fitore, Mehmet Aliu u shperblye nga Sulltani qe te behej edhe governator i Kretes.

Por fuqite e medha te kohes (UK, France, Rusi), duke pare shtrirjen e gjere qe Mehmet Aliu pati qe nga Sudani e deri ne Krete, te frikesuar nga rivitalizimi qe Shqiptaret mund ti jepnin 'te semurit te Bosforit' me 1827 derguan armatat e tyre per te luftuar Ibrahim Pashen, te birin e Mehmet Aliut, i cili pas perplasjes me fuqite e medha u thye, dhe u detyrua qe te leshoje shtypjen e terrorizmit Grek.

Si rrjedhoje e disa mbeturinave Mamluke qe kishin lene Egjyptin pas masakres se Mehmet Aliut, shume prej tyre qe nga Siria kryenin akte sabotazhi kunder pushtetit te Mehmet Aliut ne Egjipt. Per kete arsye ne 1831 Mehmet Aliu u detyrua qe te pushtoje Sirine dhe te ndjeke Mamluket e hikur. Por kjo hapje e madhe e Mehmet Aliut e zemeroi Sulltan Mahmudin i cili hyri ne konflikt me Mehmetin (besohet se ne kete lufte ka influencuar nje armik personal i Mehmet Aliut qe ishte keshilltar i Sulltanit). Pas betejes se 1839 djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha i cili theu ushtrine Osmane, filloi marshin per ne Anadoll, ku sipas shume historianeve ambicjet e Mehmet Aliut ishin qe ai tu bente Sulltan dhe Khalifi i botes Islame. Por duke pare forcen dhe vitalitetin e Mehmet Aliut fuqite e medha te kohes e ndaluan dhe kercenuan serisht Mehmet Aliun qe te mos avanconte me tej nese nuk donte qe te shihte Rusine e Angline ne lufte kunder tij. Nese planet e Mehmet Aliut do te kishin patur sukses, bota nuk do ta njihte me Shtetin Osman si Osman, por do ta njihnin si Khalifatin apo Perandorine Shqiptare.

Pas kesaj perpjekje te fundit, Mehmet Aliu u terhoq ne Egjypt ku atij iu njoh e drejta e Khedivllekut mbi Egjypt (mbreterise), nga ku gjenerata e niperve te tij udhehoqi deri ne vitin 1956.

 

ARRITJET E MEHMET ALIUT

Mehmet Ali Cami, pervec betejave te tija te suksesshme ne boten Islame, mbahet si i pari modernizues i botes Islame. Ai ishte i pari qe ne boten Islame futi shtypshkronjen, ndertoi fabrika moderne, ndertoi sisteme per shtetet ku ai udhehoqi.

Ne vecanti, vepra te Mehmet Aliut qe vlejne per tu theksuar jane;

·                    Krijimi i Egjyptit si shtet, modernizimi, ndertimi I qyteteve, qendrave tregtare, industriale etj…

 

·                    Krijimi i Sudanti si shtet, emancipimi i shoqerise Sudaneze dhe dhenies se saj te nje fizionomie qytetare perndryshe nga fizionomia fshatare dhe te pazhvilluar qe Sudani kishte perpara ardhjes se Mehmet Aliut.

 

·                    Per emancipimin e shoqerise Egjyptiane, qe sot eshte zemra e botes Arabe, ku nepermjet aktivizmit te shoqerise vendase beduino – felahe ne jeten shoqerore qytetare (Hadara), Mehmet Aliu eshte ai qe mbahet sot e kesaj dite si arkitekt i INTELEKTUALIZMIT DHE ILUMINIZMIT ARAB ne boten Arabe, edhe pse ai eshte Shqiptar.

 

·                    Nidham Al – Xhedid; qe do te thote sistemi i ri dhe ka te bej me ate se Mehmet Aliu ishte ai qe per here te pare ne boten Islame, krijoi nje ushtri me te vertet profesionale, dhe mjaft here me te avancuar sesa ajo e Osmaneve. Vete suksesi i ushtrive te Mehmet Aliut neper bote, i tregoi sulltan Mahmudit se sistemi Osman ishte vjeteruar, gje qe e coi Sulltanin qe pas Mehmet Aliut te shpalli edhe ai ‘Nidham Al Xhedidin’ ala – Turce, por qe asnjehere nuk arriti suksesin e Mehmet Aliut. 

Edhe pse pasardhesit e Mehmet Aliut me vone u korruptuan dhe e dobesuan Egjyptin qe Mehmet Aliu themeloi, serisht vlerat e Mehmet Aliut per zemren e sotshme te botes Arabo – Islame jane te panumerta. Me te drejte per punen ne themelimin e Egjyptit dhe ringjalljen Arabe qe ze rrenje aty, Mehmet Ali Shqiptari mbahet si themeluesi dhe iluminatori i intelektualizmit Arab ; POR FATKEQESISHT MEHMET ALIU ne boten Arabe ne pergjithesi NJIHET SI TURK nga historia zyrtare Egjiptiane qe u shkruajt ne shume raste nga Anglezet etj, kurse ne Shqiperi historia komuniste e censuroi pothuajse totalisht figuren e tij. Sot e kesaj dite akademia ushtarake e Egjiptit mban emrin e djalit te Mehmet Aliut: Ibrahim Pasha, dhe nje statuje e bukur qendron ne balle te akademise militare Egjiptiane si shenje e nacionalizmit Arabo-Egjiptian (ne Tirone ne kemi Skender Beun). Edhe pse heroi i gurte ne statujen ne fjale duket si nje Pasha turk, apo shejh Arabie, ne fakt nen petkun e ketij 'idhulli nacionalist arab' fle nje nga SHQIPTARET me me fame te historise Shqiptare, i biri I Mehmet Ali Pashes, Ibrahim Pashe Cami, Shqiptare qe bene historine e Lindjes se Mesme per tu harruar me pas nga vete populli i tyre qe i solli ne kete jete.